
Ministrja Vlora Dumoshi me veshjen e Rugovës (Foto)
16 shtator 2020
| 21:16
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka qëndruar dje në Stankaj, ku edhe veshi veshjen e Rugovës.
“Dje, gjatë qëndrimit në Stankaj, u ndjeva shumë mirë e veshur në veshjen e Rugovës. U riktheva në ditët e rinisë kur vallzoja me këngë e valle popullore. Falënderoj Ansamblin folklorik autokton “Rugova”, për këtë befasi kaq të mirë. Kënga dhe vallja le të jehojë anë e kënd Kosovës”, ka shkruar Dumoshi në llogarinë e saj në “Facebook”, ku ka postuar edhe disa fotografi.