
Minnesota eliminon Golden State në Perëndim, Bostoni mban gjallë shpresat në Lindje
15 maj 2025
| 11:34
Minnesota bëhet skuadra e parë finaliste e “play-off”-it në Konferencën e Perëndimit, pas fitores 121-110 ndaj Golden State, në sfidën e pestë gjysmëfinale. Skuadra e Timberwolves fitoi 4-1 serinë ndaj Warriors, duke bërë një paraqitje të shkëlqyer, ashtu sikurse pat eliminuar edhe Lakers në fazën çerekfinale.
Të gjithë titullarët realizuan mbi 14 pikë, ku u dalluan Randle me 29 pikë e Edwards me 22 pikë. Te Golden State sërish u ndje mungesa e Stephen Curry, i dëmtuar.
Në Konferencën e Lindjes, Boston fitoi 127-102 ndaj New York dhe mban ende gjallë shpresat për të mbrojtur titullin kampion. Nju-jurkezët tashmë udhëheqin 3-2 serinë. Në sfidën e sotme, Derrick White me 32 pikë dhe Jaylen Brown me 26 pikë u dalluan për Celtics.