MINTI vazhdon edhe për 30 ditë rregullimin e çmimeve të naftës
03 korrik 2026
| 18:35
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka vendosur të vazhdojë edhe për 30 ditë rregullimin e përkohshëm të çmimeve maksimale të produkteve të naftës, me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e çmimeve të arsyeshme në treg.
MINTI u ka bërë thirrje të gjitha subjekteve që merren me tregtimin e produkteve të naftës që të respektojnë çmimet e përcaktuara dhe të sigurojnë furnizim të rregullt në treg. Zbatimi i vendimit do të mbikëqyret nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe Administratën Tatimore të Kosovës.
Ministria thekson se kjo masë ka për qëllim mbrojtjen e konsumatorëve nga rritjet e pajustifikuara të çmimeve, ruajtjen e konkurrencës së ndershme dhe garantimin e funksionimit transparent të tregut të derivateve të naftës. Subjektet që nuk e respektojnë vendimin do t’u nënshtrohen masave ndëshkuese në përputhje me legjislacionin në fuqi.



