Miqësorja me Kilin, Broja fton tifozët në stadium

20 mars 2024 | 14:58

Shqipëria do të përballet me Kilin të premten në Itali, në kuadër të një ndeshje miqësore. Sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja ka ftuar tifozët që të mbështesin skuadrën në “Ennio Tardini”.

“Përshëndetje të gjithë tifozëve shqiptarë, ju pres të premten në Parma për ndeshjen Shqipëri – Kili.

Forca Shqipëria”, ka thënë Broja. Kjo nuk është miqësorja e vetme për muajin mars, pasi 3 ditë më vonë, kuqezinjtë do luajnë ndaj Suedisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Thibaut Courtois u lëndua sërish në stërvitje me Real Madridin…