Miratimi i buxhetit për Prishtinën, Përparim Rama: Imazhi më i qartë se si funksionon demokracia

06 shkurt 2026 | 16:21

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas miratimit të buxhetit të Prishtinës për vitin 2026.

Rama, i cili nuk ishte në seancën e jashtëzakonshme meqë ndodhet në ShBA, ka thënë se kalimi i buxhetit të kryeqytetit është imazhi më i qartë se si funksionon demokracia kur asambleistët janë aty për të ndërtuar e jo për të bllokuar dhe sabotuar.

“Kjo është diferenca mes politikës së së kaluarës, që e mbante Kkyeqytetin peng, dhe qeverisjes që zgjedh të ecë përpara me vizion, guxim dhe vendimmarrje”, ka shkruar Rama në “Facebook”.

Sipas tij, kjo mendësi është themeli i zhvillimit.

“Vetëm kur institucionet çlirohen nga kultura e bllokadës, hapet rruga për planifikim serioz, investime strategjike dhe projekte që prekin jetën e qytetarëve.  Sot, si Kryeqytet, kemi kënaqësinë dhe përgjegjësinë politike të flasim për zhvillim urban, mirëqenie dhe të ardhme, e jo për sabotime, kriza artificiale dhe interesa të ngushta partiake”, ka shkruar Rama, duke shtuar se ky buxhet nuk është thjeshtë document financer, por deklaratë politike.

“Është mesazh i qartë se Prishtina ka zgjedhur qeverisjen demokratike, përgjegjësinë, të ardhmen”, ka shkruar Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ines Trokia, e njohur si tifoze e zjarrtë e Interit…