Miratimi i Kodit për të miturit, kapitull i rëndësishëm në reformën në drejtësi

24 shtator 2018 | 12:30

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se miratimi i Kodit të drejtësisë për të mitur është projekt i rëndësishëm për avancimin e parimeve dhe standardeve për trajtimin e të miturve.

Ai ka thënë se me miratimin e këtij kodi kanë përmbyllur një kapitull të rëndësishëm në reformën e drejtësisë.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar përfundimisht Kodin e Drejtësisë për të Mitur, një projekt legjislativ jashtëzakonisht i rëndësishëm për avancimin e parimeve dhe standardeve më të larta për trajtimin e të miturve. Me miratimin e këtij Kodi, kemi përmbyllur një kapitull të rëndësishëm në reformën e drejtësisë, përmes së cilit kemi vendosur trajtim dinjitoz ligjor për të miturit si palë në procedurë, si viktima apo si dëshmitar si dhe jemi përkujdesur që të mundësohet risocializimi dhe riintegrimi i tyre i plotë në shoqëri”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim (LB), Valon Murati, ka bërë…