Miratohet kalendari për vitin e ri shkollor 2025-2026 në Kosovë

14 gusht 2025 | 16:12

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), të enjten ka miratuar Udhëzimin Administrativ për kalendarin e vitit shkollor 2025/26.

Lajmin e ka bërë me dije ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, duke informuar se udhëzimi përcakton datat e fillimit dhe përfundimit të vitit shkollor në të gjitha institucionet publike dhe private.

“Ky udhëzim përcakton datat e fillimit dhe përfundimit të vitit shkollor në të gjitha institucionet publike dhe private, duke përfshirë nivelet e ndryshme të arsimit: nga institucionet parashkollore, shkollat fillore, klasat parafillore, shkollat e mesme të ulëta dhe të larta, deri te qendrat burimore për mësim dhe këshillim. Po ashtu, përcakton pushimet vjeshtore, dimërore, pranverore dhe festat zyrtare, duke siguruar kështu një kalendar të qartë dhe të strukturuar për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit”, ka shkruar  Nagavci në Facebook.

Kështu, sipas njoftimit, viti shkollor do të fillojë më 1 shtator dhe do të përmbyllet më 19 qershor.

Postimi i plotë:

Të dashur punonjës të arsimit, të nderuar prindër.

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, ju informoj se kemi miratuar Udhëzimin Administrativ për kalendarin e vitit shkollor 2025-2026.

Ky udhëzim përcakton datat e fillimit dhe përfundimit të vitit shkollor në të gjitha institucionet publike dhe private, duke përfshirë nivelet e ndryshme të arsimit: nga institucionet parashkollore, shkollat fillore, klasat parafillore, shkollat e mesme të ulëta dhe të larta, deri te qendrat burimore për mësim dhe këshillim. Po ashtu, përcakton pushimet vjeshtore, dimërore, pranverore dhe festat zyrtare, duke siguruar kështu një kalendar të qartë dhe të strukturuar për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit.

Faleminderit të gjithë anëtarëve të grupit punues, i cili përbëhej nga mësimdhënës, përfaqësues të Drejtorive Komunale të Arsimit, shkollave dhe MAShTI-t, për angazhimin dhe punën e tyre të palodhur në hartimin e këtij kalendari gjithëpërfshirës si dhe atyre që kanë dhënë komentet e tyre.

Si Ministri bashkë me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe drejtuesit e shkollave, jemi duke bërë përgatitjet më të mira për t’ju siguruar një vit shkollor të suksesshëm, plot mundësi për mësim dhe zhvillim.

Ju uroj një fillim të suksesshëm dhe një vit shkollor plot arritje e përvoja të reja!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me golin në “frymën e fundit”, Gonçalo Ramos i dha…