Miratohet kërkesa e Besnik Tahirit, “Rezoluta për Hagën” del e para në rend të ditës

12 shkurt 2026 | 20:15

Shefi i GP të AAK-ës, Besnik Tahiri, ka kërkuar që pika e tretë e rendit të ditës, ajo për Rezolutën për Hagën, të dalë e para.

“Kërkoj që pika e tretë, ajo e Rezolutës për Hagën, të vendoset në pikën e parë, pasi kryetari Ramush Haradinaj e ka një obligim dhe ka dëshirë të jetë pjesë e votimit të kësaj rezolute”, tha Tahiri.

Kjo u aprovua nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, teksa kërkoi që të votohet për ndërrimin e rendit të ditës.

101 deputetët e pranishëm votuan pro.

Paraprakisht, Rezoluta për Hagën ishte paraparë të ishte pika e tretë e rendit të ditës në seancën e sotme të jashtëzakonshme plenare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pak para nisjes së seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të…