Miratohet kërkesa për taksat vjetore në vitin 2021

09 dhjetor 2020 | 12:35

Në Komisionin për Buxhet dhe Financa është miratuar kërkesa e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2021.

Gjatë arsyetimit të kësaj kërkese, drejtori ekzekutiv i Trustit, Adrian Zalli, ka thënë se taksa menaxhuese për vitin e ardhshëm do të jetë 0. 32 për qind, që pritet të ketë ndikim mbi 60 milionë euro ose 250 mijë euro me lirë se për vitin 2020.

Këto taksa kanë qenë të pranueshme për anëtarët e këtij komisioni të cilën kërkesë e kanë votuar me vota unanime.

Drejtori Zalli ka thënë se 2 miliardë e 70 milionë euro është fondi nën menaxhim deri tash.

Ndërsa kryesuesi i Bordit të Trustit, Ruzhdi Morina, duke folur për investimet në aset menaxherët, ka thënë se janë të përgatitur për dhënien e shërbimeve për 650 mijë kontributdhënës në Trust tash pas hyrjes në fuqi të Ligjit për rimëkëmbje Ekonomike që mundëson tërheqjen e 10 për qind të kursimeve.

Në Komisionin për Buxhet dhe Transfere është shqyrtuar raporti vjetor financiar për Radiotelevizionin e Kosovës (RTK) për vitin 2019, por nuk pati kuorum për votim sikurse edhe për projketbuxhetin e vitit 2021.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte (e mërkurë) zhvillohet ndeshja vendimtare mes Real Madridit dhe…