Miratohet koncept dokumenti për skemat e ndihmës sociale

14 shtator 2020 | 11:38

Në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar, me propozimin e ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, është miratuar koncept dokumenti për skemat e ndihmës sociale.

Ministri Reçica ka thënë se me ketë i kemi hapur rrugë hartimit të një Ligji të ri të skemës së ndihmës sociale, që do të eliminonte të gjitha diskriminimet e ligjit aktual.

“Me fillimin e zbatimit të kësaj reforme do të kemi rritje të numrit të përfituesve të kësaj skeme të ndihmës sociale, por njëkohësisht, do të kemi zvogëlim të varfërisë dhe mbi të gjitha rënie të pakënaqësive sociale. Si ministër i MPMS jam tejet i përkushtuar dhe në asnjë moment nuk do ndalemi që reformat e mira që kemi ndërmarrë t’i jetësojmë sa më parë”, ka deklaruar Reçica.

(A.M / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Zemër" titullohet projekti më i ri muzikor i Çiljeta Xhilagës…