Miratohet Ligji për dialogun, por jo platforma

07 mars 2019 | 16:43

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Ligjin për detyrat dhe kompetencat e delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë.

Mirëpo Kuvendi nuk ka arritur ta miratojë platformën për dialogun me Serbinë, ndonëse tri herë është hedhur në votim.

Kuvendi sot ka shqyrtuar platformën për dialog e cila është hartuar nga  delegacioni shtetëror.
Me këtë platformë nuk është pajtuar LDK-ja dhe LV-ja, të cilat e kanë lëshuar seancën.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëssekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Arianit…