Miratohet në parim buxheti i Kosovës

21 dhjetor 2018 | 16:32

Me 62 vota për, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar të premten në parim projektligjin rreth buxhetit për vitin 2019.

Kuvendi i Kosovës ka debatuar ditë më parë për dy ditë rresht rreth buxhetit të propozuar nga Qeveria e Kosovës.

Megjithatë, debati pati përfunduar pa votimin e projektligjit, pasi Kuvendi nuk ka pasur kuorum për vendimmarrje.

Buxheti për vitin 2019 është paraparë të arrijë shifrën e 2,3 miliardë eurove.

Ky projektbuxhet nuk është mbështetur nga dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, mirëpo ka fituar përkrahjen e subjektit tjetër opozitar, Partisë Socialdemokrate.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka dërguar një letër…