Miratohet pakoja e ligjeve për transformimin e FSK-së në ushtri

18 tetor 2018 | 13:40

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë tri projektligje të cilët kanë të bëjnë me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.

Fillimisht, deputetët kanë votuar Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, i cili ka marrë 101 vota të deputetëve.

Pas miratimit të këtij projektligji, me 98 vota për e kanë miratuar në lexim të parë Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), ndërsa me vota 96 për kanë miratuar edhe Projektligjin për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Këto tri projektligje janë përkrahur nga të gjitha grupet parlamentare me përjashtim të Listës Serbe, deputetët e të cilës kanë lëshuar sallën e Kuvendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me 98 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi…