
Miratohet platforma e Politikës së Inteligjencës dhe Sigurisë për këtë vit
29 qershor 2023
| 11:43
Qeveria e Kosovës ka miratuar platformën vjetore të Politikës së Inteligjencës dhe Sigurisë për vitin 2023.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pas miratimit nga Qeveria, platforma do t’i dërgohet komisionit parlamentar dhe AKI-së për veprim.
“Pas miratimit në Qeveri platforma vjetore e Inteligjencës dhe Sigurisë i dorëzohet organit mbikëqyrës parlamentar për informim dhe drejtorit të AKI-së për veprim”, ka deklaruar Kurti.