Miratohet projektligjin që mundëson zhbllokimin e të hyrave vetanake të komunave
07 qershor 2023
| 14:01
Qeveria e Kosovës ka miratuar plotësim-ndryshimin e Ligjit për buxhetin, ku do zhbllokohen të hyrat vetanake të komunave të pashpenzuara gjatë viteve të kaluara.
Në konferencën për medie, pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se pas miratimit në dy leximet në Kuvend do t’i hapet rruga edhe ngërçit në Kuvend.
Kujtojmë se ditë më parë kryetarët e komunave i kanë paraqitur shtatë kërkesa qeverisë.