Miratohet raporti vjetor i BQK-së për vitin 2022

15 dhjetor 2023 | 23:26

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sonte në shqyrtim të parë Projektligjin për Mbrojtje nga zjarri dhe raportin vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) të vitit të kaluar.

Projektligji për Mbrojtje nga zjarri në shqyrtim të parë kaloi me 62 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Po ashtu, me 62 vota pro është miratuar edhe raporti vjetor i BQK-së për vitin 2022.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka bërë të ditur se seanca të tjera plenare nuk do të ketë më për këtë vit, derisa puna e komisioneve parlamentare do të vazhdojë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gani Gërmia sot në “Prime” është treguar i ashpër ndaj…