Miratohet rregullorja për transformimin e aseteve të ndërmarrjeve shoqërore me negocim direkt

18 mars 2019 | 12:08

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) ka miratuar rregulloren për shitjen e aseteve të caktuara të ndërmarrjeve shoqërore me negocim direkt.

Rregullorja në rastin konkret përbën akt nënligjor të Agjencisë, e cila ka të bëjë me shqyrtimin e aseteve me natyrë specifike të cilat evidentohen në emër të ndërmarrjeve shoqërore, përderisa të njëjtat, në kuptim të Ligjit Për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, përfshihen nën juridiksionin e kësaj Agjencie.

“Bordi i Drejtorëve mori një vendim të tillë, duke pasur parasysh faktin se ndaj ndërmarrjeve shoqërore dhe/ose aseteve të tyre, vazhdojnë të evidentohen një numër i konsiderueshëm i pretendimeve pronësore me natyrë potencialisht kontestuese, përderisa konstatimi i vlefshmërisë së këtyre pretendimeve kërkon një masë të konsiderueshme të kohës dhe punës profesionale. Duke ju referuar nenit 15 të Ligjit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, Bordi i Drejtorëve ka kompetencë që në harmoni me legjislacionin në fuqi, t’i shqyrtoj të gjitha ato kërkesa dhe/ose pretendime me natyrë specifike, të cilat kualifikohen si të tilla, kurse paraqesin pengesë në procesin e transformimit pronësor”, është bërë me dije në njoftimin për media të AKP-së.

AKP-ja inkurajon subjektet e ndryshëm (fizik dhe/ose juridik), se kanë të drejtë ta iniciojnë procesin e negocimit direkt me agjencinë, nëse paraprakisht konstatohet se pretendimet e tyre kualifikohen si raste specifike (baza juridike e pretendimeve, natyra, komplekse e çështjes, origjina e pretendimeve e tjera, sipas Rregullores së cituar si më sipër) dhe ju referohen pasurive të ndonjë ndërmarrje shoqërore, e cila sipas legjislacionit në fuqi, bije nën administrimin e këtij Institucioni.

“Në pajtim me legjislacionin në fuqi, inicimi i procedurës administrative për çështjet e shpjeguara si më sipër, bëhet sipas detyrës zyrtare të Agjencisë në emër dhe për llogari të ndërmarrjeve shoqërore dhe me kërkesën e palëve të interesuara, të cilat në Zyrat Rajonale dhe/ose në faqen zyrtare të Agjencisë mund të pajisen me Formularin e kërkesës për inicimin e procedures, i cili përmban elementet qenësore të kërkesës dhe disa nga udhëzimet parimore”, është theksuar në këtë njoftim.

Për mbështetje, këshilla dhe shpjegime eventuale qytetarët kanë të drejtë t’i drejtohen Zyrave Rajonale dhe/ose Zyrës Qendrore të Agjencisë, kurse kërkesa e kompletuar dorëzohet drejtë për drejtë në Zyrën Rajonale në territorin e së cilës gjendet patundshmëria.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka folur edhe për futbollistët…