
Miratohet vendimi për shpronësim të pronave që pengojnë në zgjerimin sipërfaqësor të KEK-ut
19 shtator 2025
| 10:16
Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, është miratuar vendimi për shpronësimin e pronave të paluajtshme, të cilat sipas qeverisë, prekin në realizimin e zgjerimit sipërfaqësor për eksplantim të thëngjillit, për prodhim të energjisë elektrike e nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).
Me miratimin e këtij vendimi, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se kjo lejon KEK-un të zgjerojë punën e tij, transmeton Klankosova.tv.
Ky vendim u miratua pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.