
“Mirë se erdhet në epoken e re te ekonomisë ku duhet të hajmë më pak dhe te durojmë më shumë”
Shkruan: Arton Muhaxheri
Nëse një qytetar dje ka blerë 100 kafe dhe sot vetëm 50, por ministri është i kënaqur që ka shpenzuar po aq para, atëherë kemi hyrë në një epokë të re të ekonomisë asaj ku realiteti nuk ka rëndësi, mjafton që numrat në letër të mos lëvizin dhe kjo do te thotë ha me pak dhe duro më shumë.
Kjo qasje është një tentativë për ta zëvendësuar ekonominë reale me një iluzion statistikash të sterilizuara nga pasojat sociale.
Në vend se të pranohet se inflacioni po e gërryen fuqinë blerëse të qytetarëve, ne po dëgjojmë teori sipas të cilave gjithçka është në rregull vetëm sepse “qarkullimi” del njësoj në fund të muajit.
E quajnë stabilitet ekonomik, ndërsa në realitet është thjesht një përkufizim i ri i varfërisë – më pak mallra, më pak ushqim, por me shifra që duken bukur në Excel.