
Mirena: E akuzojnë sigurimin e shkretë të Tiranës, ndërsa ia japin Gërvallës 113 mijë vota e cila ka dërguar dosje kundër UÇK-së
Gazetari Ilir Mirena ka komentuar lojën futbollistike mes Shqipërisë dhe Serbisë.
Ai ka lënë të kuptohet se i gjithë debate është falls sepse pikërisht në Kosovë thuajse më së shumti janë votuar figurat anti-UÇK.
Postimi i plotë i Mirenës në “Facebook”:
Donika Gervalla -Schwartz-it, që ka deklaruar publikisht që do angazhohet me dërguar dosje kundër krerëve të UÇK-së në Hagë, e po kësaj gruaje që e ofendojke familjen Haradinaj jo me larg se gjatë fushatës se fundit zgjedhore, ia keni dhënë 113 mije vota…
Hekuran Muratit që pat thanë se me lirë na kish dal t’i kishim paguar do mercenarë për luftë, se sa veteranët e UÇK-së, ia keni dheni 131 mijë vota…
Mimoza Kusarit, që koordinohej me kriminelin Radojçiq për të përjashtuar veteranët e UÇK-së nga paga minimale, 85 mije vota… e kështu, e kështu me radhë…
Pra, vetëm për këta të tre gjithsejt 330 mije vota nga votuesi kosovar.
Ama, prapë se prapë, ai sigurimi i shkret në stadiumin e Tiranës, shumë, shumë bre ish i poshtër dhe anti-UÇK…😁