
Mirena e quan ‘pafytyrësi’ të Kurtit ‘barazimin’ e Adem Demaçit me Astrit Deharin
26 shkurt 2023
| 14:45
Analisti i politik dhe gazetari Ilir Mirena ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti, i cili sipas tij ka barazuar sakrificën e veprimtarit Adem Demaçit me aktivistin e partisë së tij, Astrit Dehari.
Mirena në “Facebook”, ka shkruar se është pafytyrësi barazimi i tyre.
“Pafytyrësi të provosh ta barazosh një jetë sakrifice të simbolit të rezistencës shqiptare, Adem Demaçit, me një aktivist të LV-së që ka vdekur në vitin 2016-të. Këtë është në gjendje ta bëjë vetëm Albin Kurti i cili sot ka vizituar familjet Demaçi dhe Dehari, e nesër niset ne Bruksel për ta nënshkruar ‘Zajednicën…”, ka shkruar Mirena.