Mirënjohje e thellë për z. Sali Bislimi

22 nëntor 2025 | 18:25
Shkruan: Meriton Ismajli
Shkruan: Meriton Ismajli

Në çdo kohë kur zëri i së drejtës ka pasur nevojë të dëgjohet, z. Sali Bislimi ka qenë aty, i palodhur, konsekuent dhe gjithmonë në mbrojtje të vlerave që përfaqësojnë sakrificën e popullit tonë. Qëndrimet e tij të qarta, veprimtaria e tij publike dhe angazhimi i tij i përditshëm tejkalojnë kufijtë e politikës së zakonshme dhe marrin dimension atdhetar e qytetar.
Përkushtimi i tij për të ngritur zërin ndaj padrejtësive, për të mbështetur ata që ai i konsideron si përfaqësues të çlirimit dhe lirisë sonë, si dhe angazhimi i tij moral ndaj çështjes së ish-presidentit Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarëve të tjerë, janë dëshmi e një karakteri të fortë dhe e një njeriu që nuk heq dorë nga parimet e tij.
Edhe pse jeton dhe vepron tash e sa vite në diasporë, ai nuk e ka shkëputur kurrë lidhjen me vendlindjen, me dheun e vet, me historinë e popullit tonë.
Përkundrazi, nga largësia ka ditur të jetë edhe më i zëshëm, edhe më i vendosur, duke treguar se atdheu nuk matet me kilometra, por me zemër dhe me vepra.
Z. Sali Bislimi, respekt e falenderime për guximin, sinqeritetin dhe këmbënguljen. Aktiviteti juaj atdhetar dhe qëndrimi i drejtë në momentet kur shumëkush hesht, është shembull për të gjithë ne.
Shtimja dhe Kosova kanë nevojë për zëra si ju, të qartë, të përgjegjshëm dhe të përkushtuar ndaj të vërtetave që na bashkojnë si popull.
Respekt dhe mirënjohje për punën tuaj të pandalshme!
M E R I T O N I.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati i ekipit mbrojtës të ish-presidentit Hashim Thaçi, Pierre Richard…