Misetiq: ZPS-ja s’ka asnjë pikë prove që Thaçi ka lidhje autorizimin e komunikatave të UÇK-së
Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçit, Lluka Misetiq, ka thënë se nuk ka asnjë provë që e lidhin Thaçin me komunikatat e UÇK-së, duke shtuar se ZPS-ja nuk ka treguar se me cilat komunikata apo deklarata publike ai ka kontribuar për krimet në aktakuzë.
“ZPS-ja nuk ka asnjë pikë prove që Thaçi ka lidhje autorizimin e komunikatave ose deklaratave politike, përveç pretendimeve të paverifikuara të Selimit në intervistën dhënë ZPS-së lidhur me komunikatën 59. ZPS nuk ka asnjë provë tjetër që Thaçi është përfshirë në përgatitjen e komunikatave dhe diskrediton më tej atë që ka thënë Selimi për komunikatën 59”.
“Ju mund të mbërrimi në interpretimin e arsyeshëm të provave se Thaçi nuk ishte i përfshirjen në përgatitjen dhe shpërndarjen e deklaratave politike”, ka thënë Misetiq, duke pretenduar se nuk ka asnjë lidhje kohore dhe gjeografike të paraqitur nga prokuroria për krimet e ngritura në aktakuzë.
Sipas tij, ZPS-ja ka dhënë vetëm një listë të provave materiale, në mënyrë që gjykatësit t’i shohin ato veç e veç dhe vetë të bëjnë lidhjen, nëse ka, mes provave të prokurorisë dhe krimeve të pretenduara.



