Mishetiq u rikujton gjykatësve çfarë thanë dëshmitarët

11 shkurt 2026 | 10:19

Avokati i Thaçit, Lluka Mishetiq, në fjalën e tij po përmend tani çfarë kanë thënë disa dëshmitarë në mbrojtje të Thaçit.

“Ju keni dëgjuar nga dëshmitarët ndërkombëtarë që kanë thënë se Hashim Thaçi nuk dyshohej për krime lufte, ndërkohë që këto ngjarje po ndodhnin dhe po zhvilloheshin. Dëshmitarët ndërkombëtarë ju thanë se për këto ngjarje ishin të informuar përmes burimeve diplomatike, shërbimeve të inteligjencës dhe të tjera, si dhe përmes përvojave të tyre personale, përfshirë përvojat e tyre me Hashim Thaçin”.

Në mesin e figurave që dëshmuan në mbrojtje të Thaçit janë: ish-komandanti suprem i forcave aleate të NATO-s, Wesley Clark, ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin dhe diplomati i pensionuar amerikan, Christopher Hill.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot ka nisur dita e tretë e deklaratave përmbyllëse në…