Mitaj: Në ndeshjet e tjera duhet të fitojmë

11 qershor 2025 | 15:54

Shqipëria barazoi 1-1 me Letoninë në Riga, duke komplikuar në maksimum objektivin Botëror. Mbrojtësi i kuqezinjve, Mario Mitaj ka thënë se tash e tutje kuqezinjtë duhet të fitojnë sa më shumë ndeshje.

“Nuk kam shumë për të thënë. Ishte një kundërshtar shumë i fortë. Në pjesën e dytë bëmë shumë mirë. Krijuam shumë raste, por nuk po erdhi goli. Kur shohim që nuk bëjmë golin kollaj, duhet të fokusohemi që të mos pësojmë. Në ndeshjet e tjera, shpresojmë të shënojmë më shumë dhe të fitojmë ndeshjet. Trajnerin e falënderoj për besimin. Pësimi i golit? Ne e dinim që goditjet standarde i dërgojnë te shtylla e dytë, ishte çështje shpërqendrimi. Ne luajmë në zonë, nuk luajmë një kundër një”, u shpreh Mitaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka reaguar…