Mitrovica dhe Kosova VR në finale të Kupës së Kosovës

02 maj 2024 | 12:21

Futbollistet e Mitrovicës dhe ato të Kosovës VR, do të përballen në finalen e Kupës së Kosovës, pas fitoreve në ndeshjet e sotme gjysmëfinale.

Mitrovica shënoi fitore të lehtë përballë Prishtinës, me rezultat 11:0. Ndërkohë, Kosova VR kaloi në finale pas fitores se realizuar ndaj Malishevës, me rezultat 1:0, pas vazhdimeve. Golin e fitores për prishtinaset e shënoi Alba Shabani. Ndeshja finale do të zhvillohet më 23 maj në Kampin Nacional në Hajvali.

Ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Mitrovica – Prishtina 11:0
Kosova VR – Malisheva 0:0 – 1:0 pas vazhdimeve

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i të vdekurve nga shembja e autostradës në Kinën…