Mitrovica drejt ndërtimit të spitalit të ri modern

30 janar 2026 | 12:02

Kryetari i Komunës së Mitrovicë, Faton Peci, i shoqëruar nga nënkryetari, Enis Osmani, kanë pritur në takim ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, si dhe drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, Gëzim Berisha.

Gjatë takimit u diskutua për sektorin e shëndetësisë në përgjithësi, me fokus të veçantë në projektet që Ministria e Shëndetësisë planifikon të realizojë në Komunën e Mitrovicës.

Në këtë kuadër, u trajtua edhe ecuria dhe dinamika e projektit madhor për ndërtimin e spitalit të ri në Mitrovicë.

Kryetari Faton Peci, ka bërë me dije se spitali i ri pritet të ndërtohet me hapësira moderne dhe me të gjitha shërbimet shëndetësore, ndërsa implementimi i tij do të fillojë sapo të formohet Qeveria.

Po ashtu u shqyrtua edhe mundësia e zhvendosjes së ambulancave specialistike nga Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës në hapësira më të përshtatshme dhe më moderne të QKMF-së.

Peci theksoi se Komuna e Mitrovicës do t’i përmbushë të gjitha obligimet që i takojnë, në mënyrë që ky projekt madhor të jetësohet sa më parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja shqiptare Vildane Zeneli ka ndezur sërish rrjetet sociale me…