
Mitrovica e Jugut drejt balotazhit
12 tetor 2025
| 23:09
Nga 103 vendvotime të numëruara nga 105 sosh sa janë, Mitrovica e Jugut duket se do të zgjedhë kryetarin e ri në rundin e balotazhit.
Arian Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës po prin me 48.09 për qind të votave, pasuar nga Faton Peci i Lëvizjes Vetëvendosje me 47.65 për qind.
Exit poll-et e publikuara nga disa televizione në Kosovë parashikuan që këtë komunë do ta fitonte PDK-ja pa balotazh.