Mitrovica jep në shfrytëzim Qendrën Tregtare, pritet të punësohen 540 veta

08 nëntor 2018 | 15:18

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, dhe drejtori i operatorit ekonomik konzerciumit “URBAN”, Blerant Lila, të enjten kanë nënshkruar kontratën për dhënien e pronës së paluajtshme të kësaj komune në shfrytëzim afatshkurtër.

Me këtë kontratë parashihet që Komuna e Mitrovicës të jep me qira për një periudhë prej 15 vjetësh Qendrën Tregtare e cila është ndërtuar në kuadër të projektit të Qendrës Multifunksionale “OMNI SPORT”.

Bahtiri ka thënë se me këtë akt po bëhet zgjidhje më e mirë për funksionalizimin e pronës së paluajtshme të Komunës së Mitrovicës gjegjësisht Qendrës tregtare, thuhet në komunikatën e komunës së Mitrovicës.

“Përmes nënshkrimit të kësaj kontrate presim që këtë ndërtesë të bukur dhe shumë funksionale operatori ekonomik konzerciumi ‘URBAN’ ta funksionalizojë sa më parë në mënyrë që kjo të bëhet një qendër moderne afariste, atraktive për të gjithë qytetarët e Komunës së Mitrovicës, duke përfshirë edhe atë veriore”, ka thënë Bahtiri.

Ai ka theksuar se në këtë qendër priten të punësohen rreth 540 qytetarë dhe gjithë ata do të kenë mundësi të shohin brendet më të mëdha evropiane.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtari i lartë nga Departamenti i Diplomacisë Publike në NATO,…