Mitrovica nënshkruan memorandum për prodhim të energjisë elektrike

28 mars 2018 | 15:37

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe Ilir Grapci, drejtori menaxhues në “Sowi Kosovo” kanë nënshkruar të mërkurën një memorandum mirëkuptimi për zhvillimin e projekteve për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese për prodhim të energjisë elektrike nga era.

Ky memorandum parashikon që “Sowi Kosovo”, për prodhim të energjisë elektrike nga era do të ndërtojë në zonën kadastrale Selac, Parkun e Mullinjve të erës.

Në total, projektet e “Sowi Kosovo” konsistojnë në 105 Wind kapacitet prodhues energjetik pas finalizimit.

Me këtë rast kryetari Bahtiri ka thënë së nënshkrimi i këtij memorandumi është një hap shumë i rëndësishëm për projektet për gjenerimin e energjisë elektrike.

“Komuna e Mitrovicës është e përkushtuar për realizimin e objektivave të energjisë elektrike të vendit dhe inkurajimit të një numri sa më të madh të investimeve të huaja, të cilat do të ndikojnë në rritjen e punësimit dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve”, ka thënë Bahtiri.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka njoftuar prizrenasit…