Mitrovicë Veriore: Një burrë sulmohet me tullë në kokë dhe i grabitet zinxhiri nga qafa

24 prill 2024 | 11:52

Një burrë ka raportuar se është sulmuar me tullë në kokë nga pesë persona në Mitrovicën Veriore.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës së, ai është sulmuar në hyrje të lokalit dhe me forcë i është grabitur një zinxhir nga qafa.

“Mitrovicë Veri 23.04.2024 – 00:10. Viktima mashkull kosovar ka informuar se në hyrje të një lokali është sulmuar me një mjet të fortë (tullë) në kokë nga pesë persona të pa njohur dhe me forcë ia kanë grabitur një zinxhir nga qafa. Ankuesi ka pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-banorja e Big Brother VIP2, Kejvina Kthella, ka nisur pushimet.…