Mjekë nga Italia dhe QKUK-ja, operuan 11 pacientë me probleme në zemër

12 tetor 2019 | 12:24

Mjekët italianë, të asistuar nga mjekët kosovarë, në Klinikën e Kardiokirurgjisë në QKUK, kanë operuar 11 pacientë me probleme në zemër.

Gjashtë fëmijë​ të​ operuar nga ekipi italian, i​ udhëhequr nga dr. Bruno Murzi, me ndihmën e​ ekipit vendor, i​ udhëhequr nga dr. Adem Grbolar dhe ekipi i kardiokirurgëve tjerë, kishin defekt të​ bashkëlindur të​ zemrës, defekt të​ septumit ventrikular, defekt të​ septumit atrial, si dhe duktus perzisten arterial.

Fëmijët janë përzgjedhur nga Klinika e Pediatrisë, dr. Ramush Bejiqi dhe ekipi kardiologjisë pediatrike.

Pacientët e operuar janë​ pa asnjë​ komplikim postoperativ.

Ndërkaq, pesë pacientë​ të moshës së rritur kishin probleme me aneurizmën​ e aortës, sëmundje të valvulave dhe sëmundje koronare.

​Të​ gjithë pacientët e operuar janë​ lëshuar në​ mjekim shtëpiak, pas trajtimit postoperativ, pa komplikime

Mjekët italianë do ta vizitojnë sërish Kosovën,​ me qëllim të shkëmbimit të njohurive dhe thellimit të bashkëpunimit me mjekët kosovarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror Zgjedhor ka mbajtur mbledhjen e radhës ku është…