Mjekja Mbresa Dina i bashkohet AAK-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Mbresa Dina, mjeke e përgjithshme, i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe do të jetë pjesë e listës ë për deputet në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.
Lajmin e ka bërë me dije lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një postimi në “Facebook”.
Haradinaj ka thënë se Mbresa është mbesa e heroit të Kosovës, Muharrem Dina- Mixha.
“Ajo i shtohet listës sonë të përbërë nga të rinj të rritur në familje atdhetare, profesionistë të fushave të ndryshme dhe të përkushtuar për të dhënë kontributin për zhvillimin e vendit. Mbresa është mbesa e heroit të Kosovës, Muharrem Dina – Mixha, familje që ka nxjerrë gjithashtu heroin e Kosovës Rifat Dina – Xha Jaho. E vlerësoj lartë gatishmërinë e saj për t’u rreshtuar krah vizionit tonë politik, duke sjellë energji të re, dije profesionale dhe përkushtim në rrugëtimin tonë drejt fitores. Të priftë e mbara, Mbresa”, ka shkruar Haradinaj.



