Mjekja shpjegon simptomat e variantit të ri të Covid-19

28 nëntor 2021 | 16:24

Omicron, varianti i ri i Covid-19 që OBSH-ja e ka cilësuar si “shqetësues”, është shpjeguar nga Angelique Coetzee, kreu i Shoqatës së Mjekëve të Afrikës së Jugut dhe doktoresha që njoftoi autoritetet për këtë variant të ri.

Për të Omicron shfaq simptoma “jo të zakonshme, por të lehta”. Coetzee sqaroi se pacientët e saj me këtë variant ndjejnë lodhje ekstreme, por asnjëri prej tyre nuk ka humbur nuhatjen apo shijen.

“Simptomat janë ndryshe nga ato me të cilat jemi mësuar deri tani, por edhe më të lehta nga ato që kemi trajtuar. Po e kalojnë lehtë sëmundjen dhe simptomat më të zakonshme janë dhimbjet e trupit dhe lodhja. Mund të kenë edhe pak kollë, por asgjë më shumë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
PSG-ja në kampionat vijon me një ecuri rekord duke marrë…