Mjeku ligjor: Provat konstatojnë se distanca e qitjes ndaj Liridona Ademajt ishte nga 2-5 cm

06 tetor 2025 | 11:03

Mjeku ligjor Naim Uka, në dëshminë e tij para trupit gjykues, foli edhe për distancën e qitjes nga dorasi.

Siç konfirmon ai, pas ekzaminimit të trupit të Liridona Ademajt vrasja ndaj saj sipas provave u krye hiç më larg se nga 2 deri në 5 centimetër, transmeton klankosova.tv.

“Në bazë të këtyre provave mjekoligjore është konstatuar se distanca e qitjes sillet nga 2-5 cm”.

“Gjatë ekzaminimit të plagës hyrëse, kemi konstatuar rreth vrimës hyrëse praninë e faktorëve plotësues të qitjes, të cilët kanë shkaktuar djegien e lëkurës me praninë e grimcave të barutit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Brenda një dite në Kosovë ndodhin mesatarisht mbi 50 aksidente.…