Mjeshtri i thellësive vendos rekord të ri botëror, zhytet 126 metra duke mbajtur frymën

28 shtator 2025 | 12:13

Zhytësi rus Alexey Molchanov u zhyt 126 metra me vetëm një frymëmarrje duke vendosur një rekord botëror në AIDA, Kampionatin Botëror të Zhytjes së Lirë në Limasol, Qipro.

Ai u zhyt thellë në detin Mesdhe me vetëm një fener, pendë dhe një litar për drejtim, një akt që konsiderohet si ndër më sfiduesit nga ana teknike në kategorinë e zhytjeve të lira.

“Është fantastike. Është një nga rekordet që unë…e dua shumë këtë disiplinë. Më pëlqen disiplina e pendëve, mono apo bi. Ka qenë… pjesa më e madhe e këtyre rekordeve ka qenë thellësia, për mua. I pari ka qenë në pishinë. Disa prej tyre kanë qenë rekorde Guinness nën akull. Por përgjithësisht është mirë që të vazhdosh të ecësh përpara”, tha ai.

Molchanov theu rekordin e vet të vitit 2024 të 125 metrave ku e mbajti frymën për 4 minuta e 32 sekonda.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kur bota përjetoi kufizimin e lëvizjes apo aktiviteteve të tjera…