Mjet i pashpërthyer i Luftës së Dytë Botërore në Stagovë të Kaçanikut, KFOR del me paralajmërim për rrezikun

27 prill 2025 | 18:44

Një mjet i dyshuar shpërthyes, i mbetur nga koha e Luftës së Dytë Botërore, është gjetur në lagjen Teneqja të Stagovës, në komunën e Kaçanikut.

Lajmin e ka konfirmuar Kanuk Veseli nga Policia Rajonale e Ferizajt, i cili ka bërë të ditur se mjeti u gjet të shtunën, më 26 prill 2025.

Sipas tij, patrulla policore ka ndërmarrë menjëherë masa sigurie duke bllokuar rrugët alternative pranë vendit të ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe të KFOR-it për të menaxhuar situatën.

Sipas një vlerësimi të bërë nga KFOR-i, ekziston rreziku që mjeti të shpërthejë brenda 72 orëve.

Ata kanë rekomanduar që deri më 30 prill 2025, pas kalimit të afatit të rrezikut, të bëhet sigurimi dhe trajtimi i mjetit në mënyrë të kontrolluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vjosa Osmani shprehu kënaqësinë e veçantë për takimin me Presidentin…