MKRS fton të interesuarit të aplikojnë për projekte në fondet e BE-së

04 qershor 2025 | 08:57

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka mbajtur dje takimin informues për personat që janë të interesuar të aplikojnë për marrjen e fondeve nga Bashkimi Evropian me projekte të ndryshme.

Ndonëse Kosova nuk është shtet anëtar i BE-së, asaj i lejohet të marrë pjesë në 17 programe nga 40 sa janë gjithsej, e që po shihet si një mundësi e mirë për të interesuarit.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përmes një sesioni informues mbajtur në Bibliotekë Kombëtare, u ka bërë thirrje të interesuarve të aplikojnë me projekte për të fituar fonde nga Bashkimi Evropian.

Sipas udhëheqësit të Zyrës së Koordinatorit Kombëtar për IPA, Florim Canolli, masat që BE-ja ka vendosur për Kosovën nuk ndikojnë në këto programe.

“Programet e BE-së nuk janë të ndikuara nga masat e BE-së. Programet e BE-së u dedikohen krejtësisht entiteteve ose aplikantëve që aplikojnë drejtpërdrejt në Bashkimin Evropian dhe jo nëpërmjet Qeverisë së Kosovës, për dallim prej fondeve IPA”, tha Canolli.

“Është shumë e rëndësishme të ndajmë lajmet, të ndajmë informacionet që Kosova është pjesë e Evropës dhe se Evropa është këtu për të punuar me institucionet e Kosovës për një partneritet në të gjitha temat e mundshme”, tha Edouard Mayoral nga Instituti Francez.

“Na lejohet të marrim pjesë në gjithsej 17 programe nga 30-40 që janë në total. Na lejohet të marrim pjesë në 17 dhe momentalisht marrim pjesë në 9 prej programeve, e që janë: qytetaria dhe barazia, të drejtat dhe barazia, Horizont Evropa, Evropa Kreative, Erasmus +, Tregu i vetëm, Evropa digjitale, dogana, drejtësia”, tha Nita Llonçari nga NIPAC.

Sipas pjesëmarrësve, këto programe kanë rëndësi të madhe për organizatat vendore të cilat kanë mundësi të aplikojnë dhe të marrin fonde për zhvillimin e projekteve në të mirë të shoqërisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jean-François Marmion * “Arsyeja e shëndoshë është gjëja më e baraz-shpërndarë…