MKRS-ja anulon konkursin për drejtor të Bibliotekës Kombëtare
03 prill 2024
| 08:19
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka anuluar konkursin për drejtor të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.
Për këtë pozitë patën aplikuar 13 kandidatë, por tre prej tyre nuk i plotësonin kriteret e konkursit.
Në testin me shkrim mbajtur para pak ditësh janë paraqitur shtatë kandidatë, kurse tre kanë munguar.
MKRS-ja e ka anuluar këtë konkurs pa dhënë asnjë arsye publike në njoftimin për anulim, raporton gazeta “Epoka e re”.