Mobilizim i jashtëzakonshëm i Këshillit Organizativ të Zürichut për protestën e 14 shtatorit në Hagë

12 shtator 2025 | 01:14

Njëri ndër drejtuesit e Këshillit Organizativ për Zvicër, Shaip Kadriaj, ka njoftuar se shqiptarët e Kantonit të Zürichut janë të përgatitur për protestën që do të mbahet në Den Hagë, më 14 shtator 2025, në ora 14:00. Ai bëri të ditur se tashmë janë caktuar përgjegjësit e udhëtimit dhe të tubimit, si dhe janë planifikuar nisjet e autobusëve nga Zürich drejt Hagës.

Njoftimi i plotë i Kadriajt:

Me Këshillin Organizativ të Kantonit Zürich

për protestën madhështore që do të mbahet në Den Hagë, më 14 Shtator 2025, në ora 14:00.

Edhe pse në këto orë të vona, jemi ende të angazhuar me përgatitjet e fundit për të shtunën, kur do të nisim rrugëtimin tonë drejt Den Hagës – të bashkuar dhe të vendosur për t’i dhënë zë të drejtës sonë.

Është privilegj dhe nder i veçantë të jem pranë këtij ekipi burrash që me përkushtim, guxim e vullnet të palodhur jo vetëm që bënë një punë të jashtëzakonshme në Zürich, por iu gjendën pranë pothuajse çdo kantoni në Zvicër.

Kontributi juaj është shembull frymëzimi: pavarësisht obligimeve familjare e sfidave të përditshme, ju nuk kursyet as kohë, as mund, as zemër. Me veprimet tuaja dëshmuat se kauza jonë është mbi gjithçka dhe se vetëm të bashkuar jemi të pathyeshëm.

Bujar Beqiri, Fatmir Bujaku, Feim Syla, Bujar Zendeli, Nehat Pajaziti, Bletim Tahiri, Florentin Ramabaja – emrat tuaj janë shndërruar në sinonim të përkushtimit dhe sakrificës.

Me mirënjohjen më të thellë dhe respektin më të madh,

Shaip Kadriaj

https://www.facebook.com/share/p/1DBri2kZoZ/?mibextid=wwXIfr

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Mitrovicës,…