Modeli i opozitarizmit që do ta sillte PDK-në në pushtet

27 janar 2026 | 14:16

Rikthimi i PDK-së në pushtet në zgjedhjet e ardhshme nacionale, kërkon disa faza që duhet bërë, si; konsolidim (lidership & program), ri pozicionim (besueshmëri tek qytetarët), zgjerim (aleanca opozitare & qytetari e biznese), fitorja (mobilizim i gjithmbarshëm).

Si duket, nuk qenka edhe aq e lehtë ardhja në pushtet apo marrja e pushtetit nga opozita aktuale në vend. Fokusi i analizës është për PDK-në, sepse, për arsyet që dihen dhe duke ditur gjendjen aktuale në LDK, kjo, nuk shihet si fraksion politik nga i cili pritet një opozitarizëm serioz për marrje të përgjegjësisë për qeverisje të vendit.

Nuk qenka e mjaftueshme, vetëm ta synosh marrjen e pushtetit dhe ta duash atë. Nuk qenka e mjaftueshme, të thirresh në të kaluarën e qeverisjes, as në nostalgjitë e së kaluarës, as në formën e opozitarizmit aktual të kundërshtimit të gjithfarë vendimesh që merr qeveria, as me moton” kundër c`do vendimi të qeverisë”.

Nuk duhet të pritur shumë nga “reformimet e mbrëndshme partiake”, dhe nuk mjafton të ecet më tutje me këtë formë të opozitarizmit aktual. Sepse, pushteti aktual ka kaluar nëpër këto faza dhe në fakt, qeveria aktuale ka ardhur në pushtet për një periudhë më të gjatë kohore, me dinamizëm tjetër edhe duke zbatuar qasje dhe modele të cilat sollën efekte pozitive për të marr pushtetin.

Opozita( PDK-ja) për tu treguar bindëse karshi vetës dhe karshi qytetarëve, duhet bërë reforma në resurse njerëzore në gjitha nivelet e veçanërisht në personat e duhur, me të cilët mendohet me qen bartës të departamenteve profesionale, sepse e vërteta qenka që nuk mund të bëhet opozitë proaktive me personat që jam mësuar me pozita qeverisëse më herët, sepse edhe në opozitë po sillen sikur janë në pozita qeverisëse. Opozita duhet të analizoj dhe përzgjedh modele të opozitarizmit nga vendet e ndryshme, modele që njihen dhe ka mjaftë sosh, por vetëm duhet përzgjedhur modelin adekuat duke pasur parasysh gjendjen në vend dhe qasjen e qeverisjes aktuale.

Partia Demokratike në këtë periudhë në opozitë, për arsye të paqarta, nuk arriti ta zbatoj modelin e Opozitarizmit Shtet formues (Shadow Government), model gjerman / britanik i cili dihet fare mirë si funksionon.

Me këte model, PDK krijon “qeveri në hije”, me ministra alternativë me emër e mbiemër, ku për çdo vendim të qeverisë aktuale jep alternativë konkrete,e jo vetëm kritikë ndaj vendimeve të qeverisë. Publikohen plane të gatshme për: energjinë, ekonominë, sigurinë, arsimin e fusha tjera vitale.

Dhe pse në fakt, ky model i opozitarizmit për PDK-në aktualisht do të ishte efikas? Sepse, PDK-ja ka eksperiencë qeverisëse në  të  kaluarën, dhe kjo eksperiencë  është  vlerë-aset,( e jo barrë, siq ka arritur të krijoj këte narracion për PDK-në qeverisja aktuale). Kështu do krijohej situatë e favorshme, situatë e cila e kthen partinë nga “një opozitë nervoze” në parti me opsion të besueshëm për qeverisje. Në një situatë të tillë do duhej patur mesazh kyç: “Ne nuk po presim pushtetin – ne sot jemi gati ta marrim pushtetin.”

Ka vende që preferojnë dhe kombinojnë modele të opozitarizmit, duke kombinuar modelin e lartpërmendur me modelin e ashtuquajtur Opozitarizëm i Moderuar + Aleanca Inteligjente. Ky model është model nordik dhe ka një qasje paksa më ndryshe. Nuk bllokon çdo ligj apo vendim vetëm pse vjen nga qeveria, por edhe mbështet ligje të mira që sjell qeveria. Kështu do të merrte edhe meritat politike në vendime të mira. Me këte model pastaj do të krijonte ura bashkëpunimi dhe afërsi me partit tjera opozitare si: LDK, AAK, shoqëritë civile dhe bizneset vendore. Efekti politik i kësaj qasjeje do të ishte pozitiv, sepse i heq qeverisë aktuale narrativën “ne kundër të gjithëve” dhe i jep pozicionon PDK-në si bosht i stabilitetit për vendin. Them kështu, sepse u dëshmua dhe ishte gabim që duhet shmangur, kinse opozita është “anti-çdo-gjëje”, qasje që vetëm sa e forcoi pushtetin aktual.

Pastaj, duhet ndryshuar edhe forma e aktivitetit të deputetëve në opozitë. Deputetët e PDK-së, duhet të janë në qasje të ngusht me nevojat, kërkesat dhe hallet e qytetarëve, duke dalur çdo javë në terren (e jo vetëm konferenca shtypi nga selia e partisë). Hallet dhe rastet konkrete të qytetarëve artikulohen dhe çohen në Kuvend për ti ngritur e zgjedhur. Pra, një komunikim i thjeshtë e direkt me qytetarët, e jo qasje teknokratike.

Ka modele opozitarizmi që realisht do ta ndihmonin PDK-në të rikthehet në pushtet, por jo sikur deri tani, me opozitarizëm klasik “kundër për gjithçka”. Në kushtet aktuale të Kosovës, PDK-së i duhet një opozitarizëm strategjik, shtetformues aktiv dhe emocionalisht i besueshëm.

Një e vërtetë është që PDK-ja duhet ta pranojë; PDK ka pasur shumë luftëtarë politikë, por pak arkitektë të politikave sektoriale. Nëse e dëshiron pushtetin, PDK-së i duhen të dyja, edhe luftëtarë politikë, por edhe arkitektë të politikave sektoriale.

Rikthimi i PDK-së në pushtet në zgjedhjet e ardhshme nacionale, kërkon disa faza që duhet bërë, si; konsolidim (lidership & program), ripozicionim (besueshmëri tek qytetarët), zgjerim (aleanca opozitare & qytetari e biznese), fitorja (mobilizim i gjithëmbarshëm).

Formula fituese për PDK-në është; me opozitë kompetente politike e profesionale, me lidership të besueshëm, me deputet dhe struktura të degëve afër qytetarit dhe politika me alternativa reale. PDK-ja, kështu do të hynte në zgjedhje, si opsioni më serioz për stabilitet dhe zhvillim të vendit.

Prishtinë, 27/01/ 2026,

Dr.sc. Sylejman Berisha, prof.ass.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, ka…