Modelja dhe menaxherja seksi tenton të blejë një klub futbolli në Rumani

30 maj 2020 | 09:35

Të pakta janë menaxheret femra në botën e futbollit. Anamaria Prodan është një prej tyre dhe bukuroshja rumune njihet si një modele e njohur dhe moderatore.

Jo vetëm kaq, pasi ajo po përgatitet të blejë një klub futbolli. Anamaria është e interesuar të blejë FC Hermannstadt, pavarësisht se ky klub besohet të ketë mbi 650,000 euro borxhe.

E pyetur se çfrë do të bëjë pas situatës së koronavirusit, ajo u përgjigj: “Nuk e di, jam duke menduar për blerjen e një klub”.

47-vjeçarja ka shumë lojtarë në menaxhim, teksa më i njohuri është Adrian Mutu, ish-sulmuesi i njohur, sot në rolin e trajnerit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i rasteve pozitive nga infeksioni i koronavirusit në botë…