Modelja e njohur humb unazën e shtrenjtë, zbulon gjithçka në rrjetet sociale

06 janar 2026 | 12:53

Modelja e njohur, Oriola Marashi, ka patur një incident aspakt të këndshëm gjatë pushimeve të saj luksoze në Dubai. Përmes postimeve në “Instastory”, ajo ka treguar se për disa minuta ka përjetuar momente ankthi pasi humbi një nga aksesorët e saj të shtrenjtë.

Ngjarja ndodhi gjatë një darke në një restorant në Dubai, ku modelja kuptoi se i mungonte unaza e saj Bvlgari, pjesë e koleksionit të njohur “Serpenti”. Një detaj i vogël… por me një çmim aspak të vogël: deri në mbi 30 mijë euro.

A ka patur problem me ligjin? Selin ka dy fjalë për një person: Familja ime ka një burrneshë, të drejtës sime do i…

Sipas rrëfimit të ndarë në rrjetet sociale, Oriola e kishte hequr unazën për të larë duart dhe, siç ndodh ndonjëherë edhe me gjërat më luksoze, e kishte harruar aty. Vetëm pasi u largua nga restoranti, kuptoi se “diçka nuk shkonte” në gisht.

Pas një telefonate urgjente, historia mori një kthesë pozitive. Stafi i restorantit tregoi korrektësi, duke e gjetur unazën dhe duke ia kthyer modeles, e cila nuk e fshehu lehtësimin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq,…