Modelja Guler Erdogan bie nga ura dhe vdes gjatë tentativës për t’i ikur policisë

08 prill 2025 | 20:05

“Miss Evropa” Guler Erdogan ka vdekur tragjikisht pasi tentoi të largohej nga policia.

Modelja 27-vjeçare thuhet se ishte nën efektin e alkoolit kur u ndalua nga autoritetet në Giresun. Pasi dështoi në testin e alkoolit, ajo tentoi të arratisej, duke rënë nga ura dhe duke u goditur nga një automjet.

Nga plagët e marra ajo ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Familja e saj konfirmoi vdekjen e saj dhe fshiu llogaritë e saj në rrjetet sociale.

Autoritetet kanë nisur një hetim. Erdogan kishte luftuar më parë me probleme të shëndetit mendor dhe kishte tentuar vetëvrasjen në të kaluarën.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Norma e tarifave të SHBA-së për importet kineze do të…