Modelja shqiptare: Dikur milja lopët në fermë, sot jam në jurinë e Miss SHBA-ja

02 tetor 2023 | 19:47

Modelja e njohur shqiptare, e cila ndër vite ka shënuar goxha suksese ndërkombëtare, Emina Çunmulaj së fundmi ka shënuar një tjetër arritje.

Karrierës së saj, ajo ia bashkangjiti edhe titullin “juri e Miss SHBA”.

Nga Amerika, modelja është kujdesur që të përcjellë një mesazh shumë domethënës për të gjitha vajzat që kanë një ëndërr.

Sipas saj, gjithçka mund të realizohet me punë dhe vullnet pavarësisht se nga vjen apo mundësive që ke.

“Jam një vajzë nga një qytet i vogël, një vajzë shqiptare në një fermë të vogël, që milte lopët derisa isha 15 vjeç. Dhe sot jam ulur në jurinë e Miss SHBA. Prandaj e di çfarë? Ëndërro vajzë e vogël, sepse do të të plotësohet edhe ty ëndrra. Po e bëj këtë për vete dhe për çdo vajzë shqiptare”, u shpreh çunmulaj në një video të publikuar në TikTok-un e saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
A po kërkoni në internet sekretin e jetëgjatësisë? Nëse po,…