Modeluesja e famshme humb unazën e fejesës, kushton 150 mijë dollarë (Foto)

17 shtator 2018 | 17:13

Unaza e fejesës që Wiz Khalifa ia kishte dhënë modelueses Amber Rose para 6 vitesh ka humbur dhe se policët kanë nisur hetimet.

Burime për “TMZ”-së kanë thënë se Amber ka plotësuar një raport policor pasi po e kërkonte në dollap unazën e saj, por nuk e ka gjetur. Hera e fundit që kishte kërkuar me imtësi këtë unazën e fejesës ishte muajin e kaluar.

Vlera e unazës që i reperi ia ka dhënë në mars të vitit 2012 është 150 mijë dollarë. Edhe pse Amber ka nisur kërkimet, lidhja e tyre e dashurisë ka përfunduar në vitin 2014.

Ajo dëshiron që unazën t’ia japë Sebastianit, djalit që ka me reperin Wiz, prandaj është duke e kërkuar kaq shumë.

Image result for Wiz Khalifa  Amber RoseRelated imageRelated image

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fillimi i pagesës së taksës për kalim në Rrugën e…