Modriqi mbyll sezonin para kohe pas një dëmtimi serioz në fytyrë

28 prill 2026 | 12:00

Mesfushori i AC Milan, Luka Modriq, ka pësuar thyerje të mollëzës së fytyrës, një dëmtim që e detyron të qëndrojë jashtë fushave për pjesën e mbetur të këtij edicioni.

Sipas raportimeve, kapiteni kroat është lënduar gjatë një përplasjeje në ndeshje ndaj Juventusit, duke marrë goditje të fortë në zonën e fytyrës. Ekzaminimet mjekësore kanë konfirmuar frakturën, e cila kërkon kohë rikuperimi dhe trajtim të specializuar.

Ky lajm është një goditje e rëndë për Milanin, pasi Modriç ka qenë një nga shtyllat kryesore të ekipit edhe këtë sezon, pavarësisht moshës. Mungesa e tij pritet të ndikojë në organizimin e mesfushës në ndeshjet vendimtare që kanë mbetur.

Për 38-vjeçarin, ky lëndim praktikisht nënkupton fundin e sezonit aktual, ndërsa rikthimi i tij pritet vetëm në fillim të edicionit të ardhshëm, nëse gjithçka shkon sipas planit të rikuperimit, pasi ai tashmē ka operuar, dhe ka kaluar me shumë sukses.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FIFA është shumë pranë miratimit të një ndryshimi të rëndësishëm…