
Modriqi: Reali sërish do të rikthehet në majë
Luka Modriq mendon se pavarësisht humbjes 4-0 që Real Madrid pësoi në gjysmëfinalen e dytë të Ligës së Kampionëve nga Manchester City, duke u eliminuar, ky nuk është fundi i botës.
Fituesi i Topit të Artë ka vlerësuar disa nga shokët e tij të skuadrës, sipas të cilit do ta rikthejnë skuadrën madrilene në majë.
“Çdo vit ka yje të rinj në futboll dhe te Real Madrid ka disa të tillë. Mendoj se Vinicius, Rodrygo e ndonjë tjetër që do të vijë në merkaton e verës, do të jenë yjet e rinj të Real Madrid, që do të dominojnë për shumë vite e do ta rikthejnë këtë skuadër sërish në majë”, ka thënë Modriq.
“Këta lojtarë e kanë treguar që tani se sa vlejnë, falë aftësive që kanë, cilësive teknike dhe dëshirës për të fituar gjithnjë. Nuk e harrova, por ndër ta është edhe Camavinga, që është në formë dhe ka treguar se mund të luajë në çdo pozicion. Ka personalitet dhe është i rëndësishëm për ne. Ai është rritur shumë që kur ka ardhur këtu dhe ka ende mundësi përmirësimi, do të jetë ylli i ardhshëm”, ka deklaruar Modriq.