Molliqaj: Ata që e paraqesin Skënderbeun si oborrtar të Sulltanit, janë oborrtarë të Erdoganit

01 dhjetor 2020 | 17:13

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, është shprehur kritik në lidhje me vendosjen në Prizren të shtatores së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

Ai ka thënë duke iu referuar kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka se “ata që e paraqesin Skënderbeun si oborrtar të Sulltanit, janë vetë oborrtarë të Erdoganit”.

“Disiplinimi i Skënderbeut në Prizren është në përputhje të plotë me neo-otomanizmin e projektuar nga Erdogani. Ky projektim nuk e duron Skënderbeun në pozicion lufte. Autori i veprës edhe artistikisht të shëmtuar na e tha qartë motivin dhe burimet që ka përdorur. Ai na tha se Skënderbeu i tij është Skënderbeu i perandorisë që Sulltani e donte si të birin e vet”.

“Kryetari Haskuka e mbrojti atë duke e quajtur ‘origjinale’. Mos harroni, ky është rasti i dytë që partia regjim zbaton instruksionet e Erdoganit. Rasti i parë është favori marramendës që ish-ministri Besnik Bislimi i pati bërë kompanisë ‘Limak’ që është pronare e aeroportit”, ka shkruar Molliqaj në llloharinë e vet në “Facebook”.

Ky është postimi i plotë i Molliqajt

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksierja e Kosovës, Alnera Brahimi është kualifikuar në finale të…