Molliqaj e kritikon Abdixhikun: I ashpër me bashkëpartiaket, servil e i nënshtruar me Kurtin

21 shkurt 2026 | 11:33

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, e ka kritikuar ashpër kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Duke e komentuar intervistën e tij të fundit, ai ka thënë se i pari e LDK-së e konfirmoi se do të jetë shërbëtor i kryeministrit Kurti.

Përmes një video në profilin e tij në Facebook, Molliqaj ka thënë se Abidxhiku po tregon i ashpër me kolegët e tij dhe servil ndaj Kurtit.

“Kryetari i LDK-së e konfirmoi që do të jetë përsëri shërbëtor i Albin Kurtit. I ashpër e prerë me kolegë dhe bashkëpartiaket, servil e i nënshtruar me kryeministrin e Kosovës. Në 2021 me qëndrimin në sallë të deputetëve të LDK-së e mundësoi zgjedhjen e presidentes Osmani. Presidentja Osmani i shërbej presindentit Kurti, nga secili vendim i saj deri të vendimi për caktimin e datës zgjedhjeve që u ankua vet ky i fundit”, ka thënë ai, duke shtuar se kjo qasje nuk i shërben opozitës.

“Kjo qasje, e cila e reformon opozitën duke iu ofruar pushtetit, duke i shërbyer pushtetit, sa herë që ai ka nevoje, kjo qasje nuk i shërben Kosovës, kjo qasje nuk i shërben partive opozitare. Kjo qasje iu shërben grupeve të interesit dhe bizneseve për rreth kryetarit Abixhiku”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ludo, Elijona, Londrimi, Klodi dhe Hygerta janë pesë finalistët e…